KreuFashion

Kjo është mënyra më e mirë për të pastruar trupin nga dëmet e kequshqyerjes

Numri i njerëzve që konsumojnë ushqime të gatshme është gjithmonë e më në rritje. Edhe pse ky fenomen shpesh justifikohet me mungesën e theksuar të kohës,  nuk është një arsye e fortë për të qenë pjesë e menusë ditore. Përveç rrezikut të obezitetit, mjekët thonë që ka 2 arsye më alarmante, të cilat duhet t’ju bëjnë të hiqni dorë nga kequshqyerja: 1. Në të tilla raste, trupi e ka shumë herë më të vështirë të prodhojë anti-trupa, 2. Si rezultat i kësaj, organizmi është i predispozuar të preket fare lehtë nga sëmundje të ndryshme. Megjithatë, ka një mënyrë për të rigjeneruar atë çka tashmë ka mbetur e dëmtuar në organizëm. Studimet tregojnë se konsumimi i salmonit dy herë në javë jep rezulate mjaft efikase, pasi ka përmbatje të acidit Omega-3 dhe atij hidroksilik – dy faktorë këto shumë të rëndësishëm antioksidantë, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e trupit. Produktet e peshkut janë këshilluar gjithmonë për ata që dëshirojnë të kujdesen për peshën dhe shëndetin e tyre. Shkencëtarët amerikanë shprehin se një dietë e tillë, parandalon kancerin dhe tumorin, apo çdo lloj sëmundje të rëndë nga e cila mund të prekemi. Pra, nisni ndryshimin, duke filluar që sot dhe nxitoni të bëni blerje të shëndetshme. S’keni ç’prisni!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF