KreuStil Jetese

Koleksioni i ri shik-punk i Hermes

80 vite pas krijimit të linjës së parë “Chaîne d’Ancre” të frymëzuar nga spirancat e varkave, Hermes propozon një version të ri plot kontraste të bizhuve të tij rebele. Këtë herë frymëzimi vjen nga paramanda, një simbol pak perfekt, duke e rikrijuar me metalet më të çmuara. Vathë të varur, unaza dopio dhe gjerdane që shfaqen në flori rozë dhe të bardhë, të mbushur me diamante. Një koleksion i pastër, me linja të shkrira, perfekte për të bërë pak më pikante pamjen tuaj këtë verë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF