KreuCelebrity

Aulona nuk e imagjinon dot jetën pa Fatmën!

Një nga ditët më të bukura gjatë vitit, për shumicën prej nesh, është ditëlindja. Si një event personal, ajo meriton të festohet sa më shumë, rrethuar nga të afërmit, miqtë, e pse jo, edhe kolegët. Zakonisht, jemi mësuar të marim dhurata, por urimet janë ato që zenë më shumë vend, duke ardhur nëpërmjet një telefonate, mesazhi të thjeshtë, rrjeteve sociale (dhe më rrallë nga kartolinat). Duke qenë se, tashmë vështirë ta konceptojmë pa qenë publike, një dedikim për njerëzit e dashur, na ka ndodhur shpesh që të shohim të famshëm teksa urojnë njëri-tjetrin në këtë datë të caktuar. E tillë ka ardhur ditëlindja edhe për moderatoren Fatma, që me siguri është emocionuar nga fjalët e Aulona Mustës, e cila nuk ka nguruar të shkruajë një status të gjatë për mikeshën e saj, shoqëruar me një foto shumë të përzemërt të tyren. Ajo ndër të tjera është shprehur, se ka arritur një pikë që nuk mundet ta imagjinojë jetën pa Fatmën. Epo, bravo vajza! Duke marrë parasysh që mes dy femrash vështirë të krijohet një marrëdhënie shoqërore e tillë, ne themi se kjo e juaja është sukses. Po ju si mendoni? Lexoni statusin në fotot në galerinë tonë dhe do të na jepni të drejtë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF