KreuFashion

Brenda shtëpisë së Frank Sinatrës

E mbështjellë nga malet e Coacellas në Kalifoni ‘Villa Maggio’ mund të quhet pa frikë si shtëpia ekskluzive e pushimit të muzikantit të madh amerikan Frank Sinatrës përgjatë 12 vitesh gjatë viteve 70’. E quajtur kështu në nder të rolit të tij në filmin ‘From Here to Eternity’ e konceptuar në vitin 1967 dhe e kompletuar  në 1970 nga arkitekti Ross Patton,kjo vilë ka shërbyer si vëndi më relaksues për Frank pasi ai konfirmoi një tërheqje nga muzika. Party të shumta, të ftuar  të famshëm të kohes si Dean Martin, Sammy Davis etj ,të transportuar përmes avionit  të tij privat, mes të cilëve edhe super grupi i aktorëve të asaj kohe aktorëve ‘Rat Pack’, janë zhvilluar pa pushim në këtë vilë luksi për kohën!

Shtëpia në total përmban 7 dhoma gjumi,12 banjo,2 pishina,2 sauna,një pistë origjinale avionic,vënd parkimi !

Si një adhurues i gatimit Frank,arriti të dizenjonte personalisht  kuzhinën e ‘Villa Maggio’ .Ndihmoi në dizajnimin,përzgjedhjen e arredimin e 3 krevateve kryesore,6 banjot e shtëpisë së madhe ( kryesore),3 krevateve e 5 banjove të shtëpisë së miqëve, si dhe në konceptimin e pishinës së tij e cila është e pajisur me 2 sauna. Tashmë, prona prej 10 akreve e quajtur ‘Angelo Maggio’, si personash i filmit të vlerësuar me çmimin Oscar në 1953, ka dalë në shitje për një vlerë prej $3.9 milion e kompletuar me një pishinë të dytë,fushë tenisi,oxhak si dhe një parking për 24 makina ! Gjithashtu, vila duke qëndruar stoike e ngritur në 4300 m mbi nivelin e detit është e pajisur me një numër të konsiderueshëm daljesh,tip ballkoness të cilat i mundësojnë të gjithë të pranishmëve të shijojnë bukrinë e maleve të San Bernadinos e gjithashtu pyllin kombëtar të këtij të fundit !

Dhomat luksoze, mobiljet ekskluzive dhe porta e hyrjes kryesore janë të gjitha të punara me drure dhe me gure te vetë zonës përkatësisht me 5 oxhaqe të ndërtuara me gurë si dhe  me dysheme të forta druri !

Gjatë qëndrimit të tij në këtë vilë pushimi, frymëzimi  i Frank Sinatrës i kaloi pritshmëritë pasi arrti të prodhojë edhe disa nga punët e tij më të mira gjatë viteve të fundit  të jetës përfshirë këtu edhe ,temen e  From ‘New York, New York’,derisa u shua në 1998 kur ishte 82 vjeç !

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF