Eva dhe “My Story”…

View Gallery
4 Photos
Eva dhe “My Story”…
Screenshot_20170510-171947

Eva dhe “My Story”…
Screenshot_20170510-171943

Eva dhe “My Story”…
Screenshot_20170510-171940

Eva dhe “My Story”…
Screenshot_20170510-171933

Me ose pa dëshirën tonë, teknologjia sot ka përfshirë pjesën më të madhe të shoqërisë. Krijimi i rrjeteve të shumta sociale, pajisja e tyre me opsione nga më të ndryshmet, sjell si rezultat një shpenzim të shumtë të kohës tonë, përballë internetit. Kritikat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shumta lidhur me këtë fenomen, por mesa duket kjo nuk i pengon njerëzit aspak, që të vazhdojnë aktivitetin e tyre në botën virtuale. Të prekur më së shumti janë personazhet publikë, të cilët nuk ngurojnë të postojnë në Facebook apo Instagram. Ky është një fakt pozitiv, i cili ndihmon fansat të ndjekin aktivitetet artistike të gjithësecilit, dhe pse jo, edhe jetën personale të VIP-ave. Por, e keni vënë re cila është (po, “ajo”) e famshmja shqiptare që poston më shumë në My Story? Ja u themi ne. Moderatorja Eva Murati nuk ndalet së postuari në këtë opsion të Instagramit. E shohim çdo ditë, që fotot e hedhura nuk mbarojnë asnjëherë, duke na bërë çudi për një tjetër gjë: pak shohim Evën, e shumë më shumë klikojmë mbi “meme” të ndryshme, shqiptare apo të huaja. Bukuroshja e ekranit është e apasionuar pas tyre, duke u klasifikuar kështu si një ndër personazhet e rrallë, që vëmendjen nuk ia kushtojnë 100% vetes. Me një humor të hollë, Eva ka shije në përzgjedhjen e këtyre shakave, të cilat kanë përfshirë sidomos gjeneratën e 20 vjeçarëve. Kështu, nëse doni të shijoni bukurinë dhe humorin në një profil të vetëm, ne ju sugjerojmë Eva Muratin. Nuk do mbeteni të zhgënjyer.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.