Këngëtarja shqiptare bën tatuazh portretin e bashkëshortit të ndjerë

Ai u largua nga jeta në vitin 2001, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët fare të vegjël. Kanë kaluar 16 vite, dhe Valbona Mema duket se e ka patur shumë të vështirë ta superojë këtë mungesë. Ajo e ka cilësuar gjithmonë bashkëshortin e  saj Sokolin si dashurinë e jetës, vendin e të cilit nuk do ta zërë askush. Por pavarësisht se kujtimi i Sokolit do të jetojë përgjithmonë në zemrën e Valbonën, këngëtarja ka vendosur ta bëjë portrerin e tij tatuazh në trup. Në një foto të postuar në llogarinë e saj instagarm, Valbona tregon parakrahun e saj, të cilin e ka mbuluar të gjithin me portretin e bashkëshortit të ndjerë. Një gjest tejet i prekshëm ky i Valbonës!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.