KreuCelebrity

Monika Kryemadhi i kërkon falje publikisht të ëmës!

“Ky përqafim konkuron edhe ngrohtësinë e diellit”, kështu e ka quajtur përqafimin mes saj dhe nënës, Zonja e Parë e vendit. Monika Kryemadhi teksa ka postuar një foto në facebook me nënën Fatime, i ka kushtuar asaj disa rreshta plot emocion, në të cilat përveç falenderimeve të merituara për çdo nënë, për sakrificat që bën për fëmijët e saj, zonja Kryemadhi ka bërë edhe një ‘mea culpa’, për veten e saj, duke i kërkuar falje të ëmës për të gjitha herët që ajo nuk ka qenë prezente për shkak të impenjimeve të shumta. “Sot në ditën e prindërimit i kërkoj falje nënës time, për të gjitha herët që e kam neglizhuar, për shkak të punëve, për të gjitha rastet kur i jam përgjigjur me vonesë në telefon, për të gjitha netët e vështira që ke kaluar me problemet tona”, shkruan Mona në faljen publike që i ka kërkuar nënës së saj. Monika Kryemadhi aktualisht, deputete e LSI pritet që së shpjeti me betimin e persidentit të ri Ilir Meta në muajin Korrik, të bëhet Zonja e Parë e Shqipërisë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF