Një tufë lule për…

View Gallery
2 Photos
Një tufë lule për…
20170510_152405

Një tufë lule për…
20170510_152329

Tashmë jemi mësuar t’i shohim shpesh VIP-at, t’ju dhurohen lule, kryesisht nga të dashurit, fansat, por edhe adhurues anonimë. Edhe pse një fenomen i cili i ndodh më së shumti gjinisë femërore, dhurimi i luleve mbetet një gjest shumë i kujdesshëm dhe i pëlqyer nga të gjithë njerëzit. Duke kujtuar buqetat e panumërta, të dërguara për bukuroshen e ekranit, Luana Vjollcën, sot në opsionin My Story, një tjetër moderatore ka postuar një video ku paraqiten disa trëndafila shumëngjyrësh. Bëhet fjalë për Albana Osmanin, e cila është surprizuar nga një dhuratë e tillë. Me siguri po mendoni se dhuruesi është anonim…Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, pasi në të njejtën kohë, Albana ka publikuar një foto të sajën, teksa shihet me një trëndafil në dorë. Poshtë, ajo jep emrat e dy personave (pa llogari në Instagram, sipas moderatores), të cilët kishin shpenzuar pak nga koha e tyre, për të bërë të lumtur këtë personazh shumë të dashur të ekranit. E kush nuk do ta dëshironte këtë? Për më tepër, klikoni në galeri dhe shikoni postimet e Albanës në rrjetin social.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.