KreuBusull

Pushime verore në Greqi!

 

Chania, qyteti magjepsës

Qyteti i dytë më i madh në ishullin e Kretës, Chania, josh të gjithë vizitorët që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në qytetit që kombinon modernenn me tradicionalen. Rrugicat piktoreske me dyqanet e vogla të tipit  souvenirs dhe një xhiro në mbrëmje në portin e qytetit të “vjetër” do t’ju mahnisë. Kreta është një ishull që surgjerohet për pushime të gjata, pasi është ishulli më i madh i Greqisë dhe ofron shumë mundësi për t’u argëtuar dhe vende të nryshme për të vizituar.

Ios, ishulli i festave

Jeni gati për një xhiro nëpër rrugicat piktoreske, një shëtitje nëpër mullinjtë e erës dhe për të festuar deri në orët e mëngjesit? Ios është gati edhe për një verë tjetër të ofrojë momente të veçanta vizitorëve të saj, kryesisht të moshës së re.

S’ka si Halkidiki!

Halkidiki është një nga vendet e pakta që kombinojnë malin me detit, edhe është lehtësisht e arritshme dhe mjaft ekonomike. Ajo plotëson nevojat e çdo turisti pasi, nga njëra anë është shumë e zhvilluar me clube dhe mundësi akomodimi, dhe nga ana tjetër, për ata që preferojnë natyrën dhe kampingun, ajo do të jetë parajsa tyre.

Pushime romantike në Milos

Një ishull nga kykladat me bukuri të veçantë. Milos, për shkak të natyrës së saj vullkanike, është plotë me kontraste gjeologjike, diçka që i jep një hijeshi të veçantë ishullit. Cilat nga 75 plazhet e saj do arrini të zbuloni?

Pushime në përrallën mesjetare të Rhodos

Qyteti i kalorësve dhe të miteve, Rhodos. Një ishull i madh që ofron shumë mundësi argëtimi me interes kulturor. Si ishulli i dytë më i madh, sugjerohet për pushime shumë ditore për të zbuluar të gjitha bukuritë që ajo ofron.

Pushime verore në Zakynthos

Në një distancë prej vetëm 9 klm nga qëndra e Zakynthos, gjendet Lagana me plazhin që ka po të njëjtin emër, një nga plazhet më të bukura të ishullit. Nëse adhuroni jetën e natës nuk keni pse të shkoni shumë larg, pasi Lagana ofron shumë mundësi zgjedhje për bare dhe clube.

 

Momente idilike në Parga

Parga, qyteti “smerald” të jep përshtypjen sikur je në ishull. E ndërtuar si amfiteatër poshte kalasë madhështore dhe e përkëdhelur nga dallgët e deti Jon, Parga joshë të gjithë viyitorët e saj.

Atje ku festa nuk mbaron kurrë, Korfuzi!

Jo shumë larg nesh, gjendet smeraldi jeshil i detit Jon, me rrugicat piktoreske tërheq një mori vizitorësh që duan të shijojnë ujërat e pastra, natyrën por edhe jetën e natës që ishulli ofron.

Pushime të qeta në Skopelos

Me një pasuri të madhe natyrore, ujëra të pastra, mundësi të shumta akomodimi dhe shumëllojshmëri argëtimi, Skopelos, është një ishull i bukur dhe i qetë, në të cilin mund të shijosh plazhet e pastra, ushqimet vendase dhe të ktheheni nga pushimet plot energji për të përballuar dimrin.

 

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF