Flori Mumajesi siç nuk e keni parë asnjëherë!

Të gjithë e dimë që nëse ka një kompozitor të brezit të ri, që ka bërë namin me hite në Shqipëri ai është Flori Mumajesi. Po a është kaq i zoti Flori edhe në disa fusha të tjera?! P.sh interesante do të ishte të dinim se si do të jetë Mumajesi në kuzhinë? Duket se këtë do ta zbulojmë shumë shpejt, pasi në një nga puntatat e “E Diela Shqiptare”, do të kemi mundësinë ta shohim kantautorin me kapuçin e kuzhinierit. Në rubrikën “Për drekë me mua”, fansat e Florit, por jo vetëm do të kenë mundësi ta shohin atë se si dhe çfarë do të gatuajë, për të ftuarit e tjerë. Ok, jemi në pritje për të parë nëse do të gatuajë ndonjë hit Florin, kësaj here në kuzhinë?!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.