Këpucët ngjyrë ylberi të Louboutin 0 174

Kur flasim për industrinë e modës, kreativiteti nuk ka të sosur. Përpjekjet për të sjellë të renë është sfida e stilistëve. Tashmë, trendi më i ri drejton vëmendjen tek ato veshje, të cilat ndryshojnë ngjyrat vetëm me një të prekur (kujtojmë xhaketën e Albana Osmanit në një puntatë të post-BB, rreth 2 javë më parë). Por, mesa duket, surprizat nuk kanë të sosur. Christian Louboutin sjell këtë risi, duke e aplikuar tek këpucët! Në një video të publikuar në Instagram, shihen një palë çizme, që fillimisht duken ngjyrë ari, e me një të kaluar të dorës shndërrohen në ngjyrat e ylberit. Mesa duket, VIP-at do të çmenden pas këtij trendi, duke marrë parasysh edhe emrin të cilin mban ky stil kaq i veçantë. Në galeri do të shihni atë ç’ka do t’ju obsesionojë më shumë sezonin e ardhshëm.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *