KreuCelebrity

Personazhi, të cilit Ermali iu lut që të ishte pjesë e emisionit të tij

Kthyer tashmë në një nga formatet “talk-show”  më të ndjekur të momentit, ‘Xing me Ermalin’ ka surprizuar gjithmonë me të ftuarit, të cilët jane mirpritur në studio. Edhe pse emisioni trasmetohet ditën e shtunë, Mamaqi nuk ka nguruar të zbulojë një nga dy personazhet e radhës. Ajo nuk është këngëtare, as aktore, por bëhet fjalë për një nga emrat më të komentuar në Shqipëri, që pasi u cilësua si Zonja e Parë e vendit, rreth një javë më parë. Siç mund ta kuptoni edhe vetë, po flasim për Monika Kryemadhin, e cila pritet të ketë shumë shikueshmëri në këtë intervistë, ku me siguri nuk do të mungojnë notat e humorit. Në një foto të publikuar në Instagram, Ermali ndër të tjera shkruan: “Mbas 100 milion lutjesh…” Duke njohur natyrën komike të moderatorit, mendojmë se kjo nuk është as më pak e as më shumë se sa një shaka e ndarë me publikun. Në pritje të fundjavës, presim me padurim se çfarë detajesh do të zbulojë nga jeta personale, bashkëshortja e Presidentit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF