KreuCelebrity

Si e quan ndryshe Getoari, Marinën?

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të momentit. Edhe pse në fillim të lidhjes, pati shumë thashetheme për jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre, Marina Vjollca dhe Getoari duken më të lumtur se kurrë. Edhe pse përpiqen të mos jenë shumë aktivë në rrjetet sociale (ndoshta për të mos dhënë detaje nga jeta e tyre personale), fotot, e më rrallë videot që postojnë na bëjnë gjithmonë që t’i kthejmë sytë nga çifti. Mbremjen e djeshme, Geti e ka shprehur dashurinë edhe me fjalë. Në një foto të hedhur në Instagram, ai shprehet: “Duke darkuar me princeshën time” Një gjest shumë i ëmbël ky nga reperi, i cili tregon përkujdesjen që ka ndaj moderatores. Lidhja e tyre po shkon gjithnjë e më mirë, e mesa duket, e tillë do vijojë edhe në vazhdim. Vëmendjen e kemi tek profilet e dy personazheve, në mënyrë që të zbulojmë më shumë. Kush do të jetë postimi i radhës, vallë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF