Babai i presidentit të ri të Francës: “Kur mësova për lidhjen e dashurisë të Emmanuel, rashë nga karrigia”

Që prej zgjedhjes së tij si presidenti i ri i Francës, më shumë se pozicioni që Emmanuel Macron ka zënë, ai po përflitet për martesën e tij me ish-mësuesen 24 vite më të vjetër. Sipas një biografie të publikuar për Presidentin e ri të Francës janë zbuluar disa fakte rreth reagimit të prindërve të Emmanuel kur ata mësuan se djali i tyre po dilte me mësuesen 40-vjeçare Brigitte Trogneuë. Prindërit e Emmanuel nuk e kishin besuar kurrsesi asokohe që djali i tyre 15-vjeçar mund të kishte një lidhje me mësuesen e tij. Ata thjesht dyshonin se ai po dilte me vajzën e mësueses, dhe vetëm pak kohë më vonë ata do të mësonin të vërtetën. Menjëherë pas konfirmimit të lajmit, ata e larguan Emmanuel për një vit nga shkolla, por kjo nuk ndikoi aspak në zbehjen e dashurisë së çiftit. “Ne nuk mund ta besonim. Ishte e pamundur të thonim ‘fantastike’ kur mësuam historinë e dashurisë së djalit tonë”, është shprehur, Francoise Macron, nëna e presidentit për autorin e librit. “Madje ne i kërkuam zonjës Brigitte që të largohej nga djali ynë të paktën sa ai të mbushte moshën madhore, por ajo na tha se këtë gjë nuk mund të na e premtonte”, ka vijuar më tej ajo.  Ndërsa sa i përket reagimit të të atit Jean Michael Macron, për të ka qenë edhe më shokuese ky lajm. Ai gati sa nuk ka rënë nga karrigia, kur ka mësuar për këtë lidhje, dhe shok-u i ka zgjatur për disa kohë. Duket se e vetmja pjestare e familjes, që nuk e ka pritur shumë keq historinë e ‘çuditshme’ të dashurisë së nipit të saj, ka qenë pikërisht gjyshja e Emmanuel, madje babai i presidentit të ri të Francës, është shprehur për autorin e librit, se nëna e tij nuk do të kishte toleruar kurrë një situatë të tillë, nëse do të bëhej fjalë për të, por në rastin e nipit, ajo u tregua shumë më tolerante se edhe vetë ata që ishin prindërit e Emmanuel. Pavarësisht tronditjeve që shkaktoi në familje kjo marrëdhënie, çifti nuk hoqën për asnjë moment dorë nga njëri-tjetri dhe kur Emmanuel mbushi 18 vjeç, mësuesja Brigitte u divorcua nga bashkëshorti, për t’u martuar me nxënësin e saj. Dhe sot pas 24 vitesh, ata vazhdojnë të jenë të lumtur e të dashuruar si ditën e parë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.