KreuCelebrity

Dua Lipa publikon datat e turit të koncerteve të saj

Dua Lipa publikon datat e turit të koncerteve të saj
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka bërë publike datat e koncerteve që do të mbajë këtë vit. Siç dihet, Lipa ka korrur mjaft sukses në industrinë e muzikës jashtë vendlindjes së saj, Kosovës, duke u renditur për një kohë të gjatë në krye të listave të kengëve më të dëgjuara të momentit. Pas publikimit të “Be the one”, emri i saj u bë i famshëm në arenën ndërkombëtare, edhe pse bujë bëri bashkëpunimi me Sean Paul, për këngën “No lie”. Bukuroshja shqiptare do të bëjë një tur, i cili nis në tetor të 2017. Sipas postimit më të fundit në rrjetet sociale, Dua jep detaje deri për muajin nëntor, ku shihet se në listë kryesojnë disa nga vendet më interesante europiane, si: Oslo, Kopenhagen, Berlin, Frankfurt, Paris, Londër etj. Shpresojmë që këngëtarja të mos ndalet me kaq dhe të publikojë të tjera data në vijim, edhe pse ky është një fillim karriere shumë premtues e ne i urojmë suksese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF