KreuCelebrity

Lexoni urimin e Big Bastës për Vesën dhe rezistoni të mos qani!

“Gjysma ime më e mirë, sot ka ditëlindjen…”, kështu e ka nisur Big Basta urimin për ditën e lindjes për bashkëshorten dhe nënën e djalit të tij, teksa minutat e para sapo kanë prekur datën 12 Maj. Këngëtarja Vesa Luma feston sot 30-vjetorin e lindjes dhe urimi i partnerit të saj të jetës, nuk kishte se si të mos ishte më i bukuri që ajo ka marrë ndonjëherë. “Të pakta janë fjalët për të përshkruar ndjenjën që kam për ty, që nga momenti i parë që u njohëm dhe sidomos tani që më ke dhënë një shpirt tjetër si frut i dashurisë tonë. Nuk ka njeri më perfekt dhe më human në shpirt se sa ti zemra ime, që çdo ditë më surprizon dhe më ngroh zemrën me sjelljen tënde prej nëne, gruaje shoqje dhe motre. Jam i lumtur që jam i joti dhe që sot të dua më shumë se dje dhe nesër do të dua më shumë se sot. Më vjen keq që nuk jam me ty dhe Lian sot, por në mendje dhe shpirt jam aty. Gëzuar ditëlindjen jeta lalit! U bëfsh më shumë vite se emri yt”, kanë qenë këto rreshtat plot me ndjenjë që Geri i ka kushtuar bashkëshortes së tij. Vesa Luma dhe Big Basta kanë një lidhje disa vjeçare, dhe një vit më parë ata mirëpritën në jetën e tyre Lianin e vogël. Edhe 100 Vesa!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF