Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

View Gallery
5 Photos
Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

Luiza Xhuvani vjen me rolin e munguar në karrierën e saj!

Lukrecia Borxhia e Viktor Gugo rikthen aktoren  e njohur Luzia Xhuvani në skenën e Teatrit Kombëtar. Teatri i ka falur shumë aktores së njohur, e cila po vijon të jetë në skena me kryerole, më të fundit ia ka besuar regjisori francez Eric Vigner. Ai rikthehet pas 10 vjetësh në Shqipëri. Kësaj here ai vendos të shkojë edhe më larg duke na sjellë një vepër shumë të fuqishme si “Lukrecia Borxhia”, kryevepra e autorit të romantizmit Viktor Hygo. Është  pikërisht Tirana, teatri i kësaj historie që zhvillohet në Italinë e shek. XIV, ku rinia e sakrifikuar jeton nën tiraninë e Borxhiave. Aktorja Xhuvani u shpreh se roli i saj në këtë tragjedi ishte i jashtëzakonshëm.

“Një personazh në përmasa të tilla nuk e kam interpretuar deri tani, i jashtëzakonshëm. Fat që kam bashkëpunuar me regjisorin Eric Vigner. Personazhi im Lukrecia, një produkt i një familje në pushtet, të korruptuar, të inkriminuar dhe kjo i thotë të gjitha”, u shpreh aktorja për rolin e saj më të fundit në Teatrin Kombëtar. Në reagimin e saj aktorja vlerëson bashkëpunimin me regjisorin Vigner. “Eksperiencë e jashtëzakonshme pune. Eric Vigner është nga të paktët regjisorë sot që marrin përsipër jo të vënë shfaqje, por ta riinterpretojë dramaturgjinë. Janë mistiket e instiktit ato që e udhëheqin personazhin në vepër. Një përzierje e bukur, urrejtje, dashuri, xhelozi. Nuk është një vënie në skenë, por një botë e krijuar ndryshe”, pohon aktorja për punën që ka bërë regjisori francez me veprën e Hugoit.

“Lukrecia Borxhia” është kryevepra e shkruar në prozë nga Hygo. E cilësuar si  teatër për popullin, ajo është e pasur me emocione të forta dhe momente kulmore . I frymëzuar nga Shekspiri ai do të na sjellë historinë e një nëne, të quajtur Lukrecia, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat të shpëtojë të birin e saj, i cili nuk e njeh të ëmën dhe është fryt  i një marrëdhënie inçesti. Do të shohim se si dashuria merr formën e një vityti për të fshirë krimet e etërve. Por Lukrecia Borxhia është gjithashtu një pjesë politike, ku fatet e individëve takohen me realitetin politik, një histori korrupsioni, vrasjesh, vdekjesh dhe helmimesh në Italinë e shek. XIV. “Lukrecia Borxhia” vjen si premierë në dt. 12-13-14 Maj ora 19.00, në interpretimin e aktorëve Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musollari,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi. Skenograf Eric Vigner, kostumografe Anila Zajmi-Katanolli,  muzika John Kaced, ndriçimi Kelig Le Bars.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.