KreuCelebrity

Ronela Hajati ka një lajm për fansat e saj

Ronela Hajati ka një lajm për fansat e saj
Ajo është një nga këngëtaret më aktive të muzikës moderne shqiptare. Koncertet e saj brenda dhe jashtë vendit janë të shumta, ashtu sikurse dhe hitet, e publikuara kryesisht në prag të verës. Për një kohë te gjatë, që nga dalja e saj e parë në skenë, Ronela Hajati nuk i shoqëroi këngët me klipe, duke na dhënë mundësinë ta shohim në TV, vetëm nëpërmjet performancave në festivale të ndryshme. Por, pas një periudhe të konsiderushme kohe, ky rregull ndryshoi dhe më në fund, si shumica e kolegëve të saj, Ronela e kompletoi mënyrën e të publikuarit të hiteve. Jo më larg se sot, nëpërmjet disa postimesh në Instagram, këngëtarja lajmëron fansat për publikimin e tre këngëve të reja: e para do të na prezantohet këtë muaj, ndërsa dy të tjerat në qershor. Mendojmë se të paktën një prej tyre do të vijë bashkë me videoklip, pasi në një foto të postuar së fundmi, Ronela shkruan: ” LADIES…Kjo mendohet të jetë flakë! Së shpejti…” Dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim dhe të shohim nëse këngëtarja ka të drejtë. Një gjë e kemi të sigurt: vera nuk e gjen Ronelën duarbosh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF