Shpërblim në punë për çdo kile të humbur!

Drejtuesi i një biznesi të vogël kinez, i shqetësuar nga mbipesha e disa prej punonjësve të tij, ka bindur disa prej tyre t’i nënshtroheshin një diete duke iu ofruar një bonus për çdo kilogram të humbur.

”Wang Xuebao, i cili drejton ‘Kingtian Consulting’, një kabinet këshillimi në Xian (veri) ofroi 200 juan (26 euro) për çdo kilogram më pak”, sqaroi ai sot në një intervistë për median.

”Që nga fillimi i muajit mars, 20 punonjës i janë bashkuar kësaj nisme. Bonusi më i lartë ceku vlerën 2 000 juan, në rastin e një punonjëseje mjaft të motivuar që humbi 10 kilogramë në dy muaj”, konfirmoi Wang.

Drejtuesi i ri tregoi se kishte patur idenë e ofrimit të këtij bonusi për më pak kilogram, duke konstatuar që profesioni i konsulentit ishte shumë sedentar pasi kërkonte orë të gjata qëndrimi ulur në karrige.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.