KreuCelebrity

Kush është i preferuari i Sonit?

Edhe pse jo më me popullaritetin e mëparshëm,  Eurosong vazhdon të mbetet një nga festivalet më me emër në fushën e muzikës. Pas fazave të para të konkurimit, ku fatkeqësisht këngëtarja jonë përfaqësuese, Linda Halimi nuk arriti të kualifikohej në finale, sot është nata e fundit, ajo e cila përcakton fituesin. Edhe pse heshtja e artistëve tanë lidhur me këtë eveniment mund të na bëjë të mendojmë se ata nuk e ndjekin festivalin, Soni Malaj e kthen mendimin në të kundërt. Pak orë më parë, ajo ka publikuar një video të këngës përfaqësuese të Australisë, te cilën e quan të preferuarën e saj. Në të njejtën kohë, ajo bën thirrje që të votohet këngëtari australian, duke vulosur edhe një herë përzgjedhjen që ka bërë këtë vit. Po ju, cilit do ia jepnit votën? Në galeri do të gjeni postimin e këngëtares dhe foto nga video e publikuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF