KreuCelebrity

Linda Rama fashion! Shkëlqen në sfilatën e fustaneve të  nusërisë

Mbrëmja e 12 Majit ka mbledhur 100 emra të njohur të botës së showbiz-it, politikës dhe medias në një prej hoteleve më luksozë në Tiranë, në eventin e organizuar nga Class, për të prezantuar koleksionin e fustaneve të nusërisë. Teksa modelet kalonin në pasarelë të veshura me fustanet e bardhë, në rreshtin e parë të të ftuarve ajo që binte në sy, ishte bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. E veshur me një palë pantallona me vija, një kanotjere ‘lingerie’, dhe një kimono të hedhur sipër, Linda duket më se e informuar për trendet më të fundit të modës. Një kombinim i tillë e bënte zonjën Rama tejet ‘fashion’ dhe me stil. Bashkëshortja e kryeministrit çdo herë e më tepër po surprizon me stilin e saj të veshjes, pasi është kthyer në një zonjë me stil të pagabueshëm. Me siguri ka ndikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili tashmë njihet si një ndër politikanët më ‘pikant’ sa i përket veshjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF