Nga Armina, tek Lori Hoxha, ja cili aksesor i bashkoi të famshmet shqiptare 0 384

Trendet e reja pushtojnë fillimisht pasarelat, për të vijuar në botën e VIP-ave të shoubiznesit e jo vetëm, e për të ardhur më pas tek ata njerëz, që edhe pse jo të lidhur domosdoshmërisht me artin, përpiqen të jenë sa më koherentë me hapin e modës. Duke filluar nga veshjet, e deri tek grimi, stilet më të fundit, të paraqitur nga emra të njohur, kthehen në maninë e të paturit në koleksionin e garderobës apo kozmetikës, që disponojmë. Kur flasim për aksesorët, mund të themi se ato janë ndër më të lehtit për t’i bërë tonët, pasi mjafton një model dhe kreativiteti, përsa i përket llojshmërisë, është i larmishëm. Të famshmet shqiptare, shpesh i kemi parë teksa sjellin risi në stil, duke na tërhequr vëmendjen me të qenurit “in”, në çdo moment. Besoj se të gjithë janë në dijeni të trendit të varëseve ngjitur pas qafës, e një aksesor i tillë nuk kishte si të mungonte në radhën e personazheve tanë. Ne kemi përzgjedhur 6 emra, që u paraqitën më së shumti me një varëse të tillë. Nga blogerja Anxhelina, e cila solli nje variacion të tyre, në varësi të veshjes së saj, e duke vazhduar tek Lori Hoxha, që sjell versionin luks dhe elegant, e duke përfunduar me Sara Kolamin, me stilin rebel e krejt vajzëror, në galeri do të gjeni të tjera të famshme, që u dashuruan pas këtij aksesori.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *