KreuCelebrity

Nora Malaj: “Jam një gjyshe e keqe!”

Krahas rolit të saj tejet impenjativ në politikë si Zv. Ministere e Arsimit, prej 20 muajsh Nora Malaj gëzon një status tejet të ëmbël, atë të gjyshes. E ftuar në programin e Rudina Magjistarit ditën e djeshme, si rrallëherë Nora nuk ka folur për politikën apo profesionin e saj, por për familjen dhe mbesën e saj Soleil. E pyetur se si është jeta e saj si gjyshe, Nora përtej faktit që përjeton një ndjenjë tejet të ëmbël dhe të panjohur më parë, ka përfituar për të bërë një ‘mea culpa’ duke e cilësuar veten si një gjyshe e keqe, pasi nuk kalon shumë kohë me mbesën e saj, siç bëjnë të gjitha gjyshet, për shkak të impenjimeve të shumta që ka në punë. Gjatë intervistës zonja Malaj ka pranuar që prej ardhjes në jetë të Soleil, nga të gjitha statuset që ka patur në jetë, ky i gjyshes është më i ëmbli dhe më i dashuri për të.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF