KreuFashion

Vendi ku mund të blini një çantë Louis Vuitton, më lirë se kudo tjetër!

Edhe pse jo çdokush mundet, të paturit në garderobë një veshje, çantë apo këpucë origjinale të një firme të caktuar, është ëndrra e çdo femre. Marka shet më shumë nga ç’mumd të imagjinohet dhe përfituesit më të mëdhenj të këtij fenomeni janë ata, të cilët njihen ndryshe si mjeshtrit e imitimit. Duke qenë se shumica (për arsye ekonomike) “turret” drejt asaj që duket si D&G, Armani, Channel etj., produkti origjinal mbetet thjesht një ëndërr. Por, për adhuruesit e çantave Louis Vuitton ka një lajm të mirë. Nëse vizitoni Londrën, mos kini frikë ta mendoni blerjen e një aksesori të tillë origjinal. Arsyeja? Padyshim Brexit! Rënia e paundit ka bërë që Anglia të shndërrohet në një nga vendet më të lira për shopping. Në qoftë se keni kohë që e dëshironi këtë firmë ta mbani në krah, atëherë Britania jua ofron 64% më lirë. Epo, të paktën, ekziston dhe një “parajsë publike” mbi tokë, e ne jemi në dijeni për të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF