KreuCelebrity

Victoria fshin nga trupi tatuazhin dedikuar David!

Mbrëmjen e djeshme, Victoria Beckham ka qenë prezente në eventin e realizuar nga Fondacioni i Kërkimeve për Kancerin e Gjirit, ku u paraqit e veshur me një fustan të zi e të gjatë, me shpinën pas të zbuluar. Ajo çfarë tërhoqi vëmendje, ishte tatuazhi i saj në zhdukje e sipër, që fillon nga qafa e vazhdon për poshtë, deri diku afër mesit të kurrizit. Tashmë, shkrimi shumë i theksuar ishte zbehur jo pak, duke mos u dalluar pothuajse fare. Victoria e ka pranuar pak kohë më parë, se i është nënshtruar ndërhyrjeve me lazer për eleminimin e tatuazheve, e kjo mesa shihet ka dhënë mjaft rezultat. E vetmja gjë që bëri përshtypje ishte vendimi për të hequr pikërisht këtë shkrim, të cilin e mban njëkohësisht në trup, edhe David! Në të shkruhet: “I përkas më të dashurit tim, e ai më përket mua”. Dëshira e Victorias, për t’u përfshirë në një jetë tjetër, ku tatuazhet nuk zenë më vend, duket se nuk e ka penguar të distancohet as nga dedikimi i bërë për bashkëshortin e saj. Nuk mund të themi gjë tjetër, veçse të pranojmë se ish-ylli i “Spice Girls” ka ndryshuar shumë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF