KreuStil Jetese

Brigitte Macron, një zonjë e parë ndryshe nga të tjerat

Brigitte Macron prej 2 vitesh tashmë është zyrtarisht zonja e parë e Francës. Por kush është kjo zonjë që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e gjithë botës?

Modeli i saj i flokëve antikonformist dhe pamja e saj elegante dhe shik kanë krijuar që në çastet e para shumë fansa, mes të cilëve edhe të famshëm si Madonna. Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez dhe 25 vite më e madhe se ai në moshë ka tërhequr vëmendjen që para se të vishte funksionet e zonjës së parë.

Ish-mësuese e letërsisë, bjonde me sytë bojqielli, Briggite u projektua në ekranin e madh kur bota zbuloi rritjen e Emmanuel Macron, kurrë i zgjedhur më parë dhe krejt i ri në politikë, që u bë në moshën 39 vjeçare presidenti më i ri në historinë e Francës.

Elegante, gjithnjë e buzëqeshur, Brigitte Macron, 66 vjeçare, e quajtur “Bibi” nga të afërmit e saj, është bërë tashmë protagoniste e dhjetra faqeve të para, e fotografuar me bashkëshortin e saj në rrugët e Parisit, me rroba banje në plazh.

“Seksi”, “elegante”, “e shkëlqyeshme”… veshja e kësaj fanse të Louis Vuitton, përbëhet kryesisht nga një fund i shkurtër dhe taka të larta ose pardesy e zezë mbi pantallona të ngushta. Stili i saj ka ngjallur kureshtje nga Pekini në Nju Jork. Një kuriozitet i ushqyer gjithashtu nga një histori dashurie me aromë transgresive.

E lindur në Amien, qytet i vogël në veri të Francës, në një familje pronare e një pastiçerie me emër, Brigitte Trogneux i ishte premtuar një fat më konformist. Kur ajo takoi Emmanuel në fillim të viteve ’90, ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Asokohe 40 vjeç, jep mësim gjuhën franceze dhe menaxhon një teatër të vogël në lice. Kur u njoh me Macron ishte krejtësisht e tërhequr nga inteligjenca e nxënësit të saj të ri 15-vjeçar. Emmanuel theu tabutë, ai i shprehu asaj ndjenjat.

“Emmanuel më tha: çfarëdo që të bëni do martohem me ju!”, tregon ajo.

Në këtë qytet provincial, kjo çështje nuk përtypet mirë. Por Brigitte reziston, ndërkohë që prindërit e Emmanuel i kërkojnë që të mos e shohë deri sa ai të ketë mbushur 18 vjeç.

“Kur vendos për diçka, e bëj!”, thotë ajo. Duke mos u shqetësuar me “çfarë do të thotë bota”, ajo ndahet nga buri i saj bankier në vitin 2006 dhe martohet një vit më vonë me djaloshin e ri që më pas do të bëhet funksionar i lartë.

“Ajo nuk më dashuroi për atë që kisha. Për një situatë. Për një rehati apo siguri që i jepja. Ajo hoqi dorë nga të gjitha këto për mua”, shkruan ai në librin e tij “Révolution” (Revolucion).

Ky çift  presidencial shumë ndryshe, pikërisht për këtë karakterisitkë ka marrë pëlqimmin e shumë mediave, ku “New Yorker” përshëndet këtë “familje moderne” dhe këtë “çift atipik”.

Një histori ndryshe që ka habitur, ka zemëruar dhe ka bërë për vete shumë persona. Një histori e denjë për t’u bërë përrallë dhe se si do të përfundojë na mbetet vetëm të presim dhe të shohim.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF