KreuBordo Men

Mazda MX-5, konceptuar për kënaqësi maksimale

Nëse kërkoni një veturë që i thyen idetë e krijuara dhe që pranon faktin se kënaqësia e ndjerë në timon nuk është aspak proporcionale me vlerën e saj, kjo është Mazda MX-5. Pa një konkurent të drejtpërdrejtë, kjo veturë sportive rrëshqet me ekuacionin e saj çmim i ulët, kënaqësi maksimale. Pamja e MX-5 të kujton BMW Z3. Përveç se në këtë rast japonezja ka arritur të jetë disa hapa para, pasi MX-5 e ka tavanin metalik dhe mund të hapet fare lehtë me ndihmën e një butoni. Kjo veturë fantastike fillon nga 31 000 euro. Për më shumë shijoni galerinë tonë të fotove.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF