Reperi më i pasur në botë… Puff Daddy 0 108

Forbes ka bërë të ditur kalsifikimin e pesë reperëve më të pasur në botë (të bazuar në pasuritë e deklaruara).

Për të shtatin vit me radhë revista ka kurorëzuar Sean Combs, emri i artit Puff Daddy (ose Puff Diddy, siç quhet tani) në krye të listës.

Pasuria e tij arrin në 820 milionë dollarë, që në pjesën më të madhe vjen nga aktiviteti i tij si biznesmen dhe jo thjesht nga muzika. Pas tij vjen Jay Z e Dr. Dre.

Sean Combs ndodhet në krye të klasifikimit falë të ardhurave që vijnë nga aktiviteti i lidhur me prodhimin e vodkës, një kanal televiziv, tekilës etj. Pas tij, me vetëm 10 milionë dollarë, është Jay-Z, bashkëshorti i Beyoncé, që edhe ai ka të ardhura nga aktivitetet si pronar i Roc Nation de themelues i Tidal.

Në vendin e tretë renditet Dr. Dre,me 740 milionë dollarë. Në vendin e katërt e të pestë renditen Bryan “Birdman” Williams, që ka në bankë 110 milionë dollarë dhe Drake, me 90 milionë dollarë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *