Fotot e pazakonta të Emina Cunmulaj gjatë lindjes! 0 313

E diela e dytë e muajit maj i gjen familjet duke festuar ditën e nënës. Të shumta kanë qenë urimet e të famshmëve, shqiptarë e të huaj, për mamatë e tyre, por një dedikim shumë të veçantë për këtë ditë e pamë nga modelja Emina Cunmulaj, e cila postoi disa foto të saj gjatë lindjes së vajzës. Po! Modelja ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit dhe fansat, një nga përjetimet më të bukura, por njëkohësisht dhe më të vështira, të të sjellurit në jetë një fëmi. Kështu, Cunmulaj ka kaluar një hap para personazheve të tjerë publikë, të cilët rrallë publikojnë foto të të vegjëlve të tyre, për një kohë të gjatë. Përpos kësaj, Emina nuk harron nënën, të cilës i dedikon një urim shumë të përzemërt, bashkangjitur me disa foto të disa viteve më parë. Në galeri do të mund të shikoni postimin unik të modeles. Do mbeteni gojëhapur!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *