KreuCelebrity

A mund ta imagjinoni çfarë ka veshur Olta Gixhari?

Edhe pse me një karrierë në ndërtim e sipër, me shumë role në teatër dhe kinematografi, Olta Gixhari është angazhuar kohët e fundit në spektaklin televiziv “Your Face Sounds Familiar” dhe jo si konkurente, por si pjesëtare e jurisë. Aktorja dhuron shumë show dhe çdo natë sjell diçka ndryshe, si në gjeste, ashtu edhe në veshje. Por, tek kjo e fundit, lë shumë vend për diskutim. Kjo, sepse guximi i saj për ekspozimin e trupit nuk është i pakët. Me trupin tashmë në top-formë, Gixhari shpesh është paraqitur me fustane krejt transparente, ku lehtësisht i dalloheshin mbathjet dhe format seksi, duke mos i lënë kështu shumë vend imagjinatës. Mbrëmjen e sotshme, e shohim me një tjetër rebelim në stil: Olta paraqitet me një veshje të hapur në anë, në pjesën mes bustit dhe këmbëve, ku mund të kuptohet fare lehtë, se ajo nuk ka veshur të brëndshme. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, por duke mos qenë diçka e zakontë, vazhdon të habisë si fakt. Një gjë është e sigurt: Olta duket në formën e saj më të mirë. Klikoni në galeri për të parë paraqitjen e aktores sot.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF