KreuCelebrity

Bebe Rexha bashkëpunim me një nga reperët më të famshëm

Jemi mësuar me sukseset e njëpasnjëshme te Bebe Rexhës, e cila është duke kapur majat me hitet e saj. Këngëtarja me origjinë kosovare, duket se nuk do të ndalet, duke na surprizuar me një bashkëpunim të radhës. Këtë herë, po flasim për një emër shumë të njohur të muzikës hip-hop, ashtu siç është Lil Wayne. “Bibi Rexa”, sikurse quhet ndryshe këngëtarja nga mediat e huaja, ka publikuar një foto nga klipi më i ri në Instagram, ku shkruan: “Këtë të premte. 19 maj. Bebe x Wayne”. Kënga titullohet “The way I are” dhe pritet të jetë një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere. Për momentin, Rexha ndodhet në Barcelonë, e ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim fundjavën, për të parë edhe më shumë nga ajo. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF