Estela Ujka V.S Irena Kita! Kush e ka veshur më mirë?

View Gallery
2 Photos
Estela Ujka V.S Irena Kita! Kush e ka veshur më mirë?

Estela Ujka V.S Irena Kita! Kush e ka veshur më mirë?

Ende nuk e keni një fund tutu?! Ok, për disa prej jush që lexojnë apo janë kureshtarë për të ditur rreth modës, me siguri e kanë dëgjuar këtë term dhe njohin. Për pjesën tjetër që mund t’ju tingëllojë çuditshëm ne po ju bëjmë një pëshkrim të shkurtër. Fundi tutu apo ‘tulle skirt’ është një fund herë i fryrë, e herë jo i përbërë nga material tyli, mëndafshi, nayloni apo pëlhure. Nëse do flisnim vite më parë për këtë veshje, do ta shihnim vetëm tek nuset apo fustanet e rënda të mbrëmjeve. Por së fundmi fundi tutu është kthyer në një trend, i cili mund të vishet kudo. Psh e imagjinoni të vishni një fund të tillë, mbi pantallona xhins?! Epo një këshillë nga ne mund ta pranoni. Edhe nuk shquheni për guxim në veshje, apo nuk jeni ‘tipi’ që u shkon gjithçka, këtë kombinim në dukje të çuditshëm, duhet ta provoni. Dhe nëse ka guximtare sa i përket veshjeve, që provojnë dhe eksperimentojnë me çdo gjë, ato apsolutisht janë blogeret. Nuk kishte se si të mos e përqafonin këtë trend edhe dy prej blogereve më të njohura shqitare, siç janë Estela Ujka dhe Irena Kita. E para që ‘guxoi’ të vishte një fund tutu, pikërisht mbi xhinse ishte Estela Ujka. Estela kishte zgjedhur versionin sport me xhinse, T-shirt, atlete, duke e përfunduar veshjen me fundin prej tyli mbi xhinse. Rasti i Estelës është për një veshje të një dite normale, dhe një blogere sigursht është e informuar se si mund të vishet një fund tutu, qoftë edhe për një ditë të thjeshtë. Nuk do të vononte shumë dhe të njëjtin fund do ta shihnim tek një tjetër blogere, dhe pikërisht Irena Kita. Ndryshe nga Estela, Irena ka zgjedhur versionin e mbrëmjes të kombinimit të këtij fundi. E ftuar në sfilatën e fustaneve të nusërisë të “Class”, Irena e ka kombinuar fundin tutu me një kanotiere me xixa dhe sandale me taka, duke i dhënë veshjes spërkatjen ‘glamour’. Duke qenë se vajzat kanë zgjedhur momente të ndryshme dhe kombinime të ndryshme të fundit, për ta veshur atë, ne nuk po e themi se cila na pëlqen më shumë. Ndaj po jua lëmë në dorë juve. Cila e ka veshur më mirë “tulle skirt”?



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.