Ja çfarë të bëni me guackat që do të mblidhni gjatë pushimeve tuaja!

View Gallery
10 Photos

Të dekoruarit me guacka është një aktivitet  i thjeshtë dhe zbavitës, perfekt për  t’i dhuruar një prekje freskie dhe karakteri paksa ndryshe shtëpisë tuaj. Sidomos në momentin që edhe ditët e ngrohta po afrohen!

Vera është stina ideale për shëtitje përgjatë bregdetit, relaksimin e gjithashtu, pse jo, edhe për gjueti guackash! Nëse jemi me fat, këto të fundit mund të arrijmë t’i gjejmë në forma, në ngjyra  e në dimensione të ndryshme. Nëse e keni pyetur shpesh veten sesi mund të fusni në përdorim guackat e gjetura gjatë udhëtimeve tuaja në det, atëherë  ne mund t’ju ndihmojmë! Guackat tuaja fare mirë, mund të përshtaten në shumëllojshmëri dekorimesh, të realizuara nga vetë ju, për shtëpinë tuaj e për t’i sjellë shtëpisë tuaj pak shije deti edhe kilometra distancë ndaj këtij te fundit.

Për këtë gjë keni nevojë për :

Një  trapano të vogël, (nëse ju lind nevoja për t’i shpuar e për të krijuar  vrima në guackat tuaja.)

Gërshërë

Spango ose lidhëse dekorative sipas dëshirës

Litar

Ngjitës

Bojëra,ngjyrues sipas dëshirave tuaja, (duke përfshirë ngjyrën që mund të pelqeni më shumë.)

Një ndër idetë më të bukura e më skengorafike që mund të realizoni për interieriorin e shtëpisë tuaj, janë pa dyshim, ‘dreamcatcher-at’ (ëndrra-pritësit).  Mund të realizohen në madhësi e në forma të ndryshme,në varësi të numrit të guackave tuaja! Për ta realizuar një ‘dreamcatcher’, ju duhet të krijoni disa vrima guackave tuaja në mënyrë që më pas t’i afroni njëra me tjetrën me anë të një spangoje. Pasi ta keni realizuar formën, mund ta varni me mjeshtëri  në një dritare ose në një pjesë të shtëpisë ku fryn ajër. Gjatë këtij procesi ëndrra-pritësi juaj do të këtë mundësi të lëvizë e kështu, do të mund të relaksoheni nga zhurma e këndshme që do krijohet!

Një tjetër ide shumë ideale mund të ishte ajo e përshtatjes së guackave të mëdha si ‘vazo’ për lulet e vogla. Të tilla p.sh si bimët ‘aeree’. Këto lloj bimësh mund të ushqehen fare mirë me matelialet ushqyese në brendësi të guackës e mund të rezistojnë edhe pa ujë.

Për dekorime jo shumë impenjative por gjithsesi efektive ,mund të ndërtoni  dekorime me kavanozë xhami. Do të mjaftonte të  vendosni  në brendësi guackat, yjet e detit, duke shtuar edhe  pak rërë në fundin e kavanozit për një pamje vizualisht, akoma më të bukur!

Mund të luani edhe me qirinjtë pasi guackat fare mirë mund të transformohen edhe në mbajtëse shumë delikate e të bukur qirinjsh. Mund t’i përdorni gjithashtu guackat tuaja edhe për të dekoruar vazot aktuale të luleve tuaja, duke i ngjitur guackat në mënyrën që pëlqeni më së shumti e mund të arrini madje, veç  kapseve për flokët tuaj, varëse, byrzylykë për këmbët, duart, të dekoroni  kornizat, pikturat tuaja, të mbushni kutitë tuaja dekorative për shtëpinë me guacka të ngjyrosura, t’i përdorni për dekorimin e pemës tuaj të Krishtlindjes, duke  i vendosur vetë guackat më të bukura e më të mëdhatë në brendësi të kornizave për t’i varur më pas në mur,për dekorimet e aksesorëve gjatë shtrimit të një tryeze gjatë një darke apo dreke  për të arritur më pas deri tek buqetat për nuset në ditën e tyre më të rëndësishme, ditën e tyre të dasmës!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.