KreuFashion

Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përjetshme!

Jennifer Lopez duket se me kalimin e viteve rinohet. Pavarësisht se po arrin të 50-tat, në çdo dalje të saj këngëtarja dhe aktorja duket gjithmonë e freskët duke mos shfaqur asnjë shenjë moshe. Por, Jennifer ka pranuar se nuk është shumë e lehtë për të patur fizik dhe lëkurë të tillë, pasi për këtë asaj i duhet shumë mund. “Unë mundohem shumë të kujdesem për veten time dhe mos mendoni se e kam të lehtë”, është shprehur J.Lo. Por ja çfarë bën konkretisht sekssimboli për të qenë aq në formë:

Ajo pi shumë ujë. Besojeni ose jo, por të pish shumë ujë sipas Jennifer Lopez funksionin vëretë. Të ndihmon të humbësh peshë dhe sigursht, për të qenë e tonifikuar. Sa i përket ushqimeve të shpejta, ajo tergohet e zgjuar edhe kur i duhet të hajë diçka të shpejtë për të shuar urinë. Mban gjithmonë me vete fruta apo perime të freskëta, dhe në momentin që ka uri, por nuk ka kohë të hajë një vakt të plotë, ajo konsumon çfarë ka me vete. Për E Online, ylli i muzikës dhe kinematografisë është shprehur se ajo gjithmonë ushqehet shëndetshëm por kjo nuk do të thotë se i pëlqen gjithmonë kjo gjë. Por i duhet të bëjë gjënë e duhur!

J.Lo nuk prek kurrsesi këto tre gjëra: Ajo nuk pi alkool, apo duhan. Dhe asnjëherë nuk konsumon pije me kafeinë.

Gjumi për Lopez është shumë i rëndësishëm. Ajo fle patjetër çdo natë 7 ose 8 orë gjumë, pavarësisht impenjimeve që mund të ketë, mundohet që këtë orar gjumi ta plotësojë gjithmonë. Ka një arsye pse lëkura e saj ngjan gjithmonë e re dhe e freskët. Sekreti i J.Lo për një lëkurë të tillë, është se ajo shumë rrallë rri në diell, dhe nëse është në plazh, ajo vendos shumë krem mbrojtës ndaj diellit. Por edhe Jennifer ka mëkatet e saj të ëmbla. I dashuri i saj Alex Rodriguez ka zbuluar se J.Lo mëkaton me akulloret me çokollatë dhe biskotat me copa çokollate. Krahas këtyre duket ajo ka një rutinë të cilën e respekton çdo ditë dhe siç dihet ka funksionuar më së miri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF