KreuStil Jetese

Louis Vuitton pranverë 2018, aty ku tradita takohet me modernen

Marka e preferuar nga zonja e parë franceze, zgjodhi muzeun Miho në Kioto për të paraqitur koleksionin e saj pranverë 2018. I ideuar nga Leho Ming Pei, ky diamant i arkitekturës orientale u transformuar në një pasarelë mode gjigante. Një zgjerimm i bardhë që hynte në një tunel nga ku modelet dilnin duke ecur fillimisht në një tapet të lëvizshëm. I mahnitur nga kjo aftësi që ka japonia për të konservuar trashëgiminë e tij duke qënë njëkohësisht lider në teknologji, Nicolas Ghesquière e imagjinoi koleksionin e tij si një takim mes traditës dhe modernitetit. Gjeni në galerinë e fotove sfilatën e plotë Louis Vuitton pranverë 2018 që synon të joshë vajzat e gjithë botës nga vendi ku lind dielli deri në cepin tjetër të botës, aty ku perëndon dielli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF