KreuCelebrity

Një ditë e shenjtë për Nora Istrefin!

Edhe pse tashmë në familjen e saj, emri më i dëgjuar për momentin është Era, këngëtarja Nora Istrefi vazhdon të mbetet një nga femrat më të njohura në shoubizin shqiptar. Koncertet që ajo mban vazhdojnë të jenë të shumta, sidomos jashtë Kosovës, duke e bërë Norën kështu një artiste mjaft të kërkuar e të pëlqyer për publikun. Por, përveç angazhimeve muzikore, këngëtarja ka një tjetër detyrë, atë më të rëndësishmen: të të qënurit nënë! Ditën e sotme, vajza e saj, Renee, ka festuar 2 vjetorin e lindjes. Për të celebruar këtë ditë, mami Nora ka organizuar një festë princeshash. Në fotot e postuara në Instagram nga këngëtarja, shohim një ambient të mbushur me tollumbace, si dhe një tortë të madhe, kushtuar vetëm Renee-s. Në një video të publikuar, Nora shihet me vajzën në krah, teksa kjo e fundit përpiqet të fiki qirinjtë. Bashkëshorti i Norës, ende nuk ka postuar diçka të ngjashme, ashtu sikurse tezja e vogëlushes, Era, e cila nuk dihet a ka qenë prezente në festë, për shkak të angazhimeve në karrierë. Por, xhaxhai Patris, njëkohësisht bashkëshorti i Tunës, nuk ka munguar të jetë prezent në një mënyrë apo një tjetër, duke e uruar mbesën e tij nëpërmjet këtij komenti: “Urime ditëlindjen shpirti i axhës”. Klikoni në galeri dhe shijoni festën prej princeshe të Renee-s.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF