KreuCelebrity

Sara Hoxha thyen premtimin e Lorit!

Tezja e London Noor, Lori Hoxha në një video live me ndjekësit e saj në intagram disa javë më parë, pyetjes se kur do ta shohin ndonjëherë fancat fyryrën e vogëlushit të Sarës dhe Ledionit, iu përgjigj me ‘asnjëherë’. Por duket se ka qenë vetë mami Sara që e ka thyer këtë premtim të Lorit, pasi në ditën ndërkombëtare të mamave, Sara ka publikuar për herë të parë fytyrën e të voglit të saj. Për të uruar të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë një fëmijë, mami Sara ka zgjedhur të ndajë për ndjekësit e saj në Instagram, ndoshta foton më domethënëse të saj dhe London Noor, pasi bëhet fjalë për takimin e tyre të parë, vetëm pak sekonda pasi i vogli ka ardhur në jetë. Takim ky, në të cilin për çdo nënë, vendoset përjetësisht dashuria e pakufi mes saj dhe krijesës së sapo ardhur në jetë. Nuk e dimë si ju duket juve, por për ne në këtë foto London i ngjan babi Ledionit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF