A ruhen vitaminat në frutat e ngrira?

Ngrirja e frutave është një proces që ju lejon t’i hani ato në kohën e dëshiruar, pa u shqetësuar për prishjen e tyre. Për më tepër, ngrirja e frutave lejon konsumimin e tyre pavarësisht stinës. Megjithatë, konsumatori përballet me shqetësimin se mos ngrirja shkatërron vitaminat dhe ushqyesit aq të nevojshëm të frutave.

Por ngrirja është një proçes që nuk ka ndikim të fortë në përmbajtjen ushqimore të frutave, madje në shumë raste mund t’i ruajë ato shumë herë më mirë se sa kur janë të freskëta.

Ngrirja e shpejtë e frutave arrin të ruajë vitaminat që treten në ujë, siç janë vitaminat C dhe B. Një studim i publikuar në vitin 2010 në revistën “Food Composition and Analysis” tregoi se ngrirja arrin të ruajë të gjithë përmbajtjen e vitaminës C të një fruti.

Frutat e ngrira përmbajnë të njëjtën sasi fitoushqyesish si ato të freskëta. Ngrirja ndihmon në ruajtjen e fitoushqyesit si anthocianina, piegmenti i purpurt dhe i kuq që gjendet tek boronicat dhe qershitë. Ngrënia e frutave që përmbajnë anthocianinë ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.