KreuCelebrity

Brad Pitt siguron fansat: “Nuk jam në prag vetëvrasje nga divorci…”

Ata ishin një ndër çiftet më të dashur të Hollywood-it, ashtu sikurse u thyen zemrat fansave pak kohë më parë me ndarjen e tyre. Brad Pitt u intervistua nga revista GQ, në të cilën u shpreh publikisht për herë të parë, lidhur me ndarjen nga Angelina Jolie. Të gjithë ata, të cilët patën interesin ta lexonin, kuptuan gjendjen e vështirë emocionale të aktorit, pas shpërbërjes së familjes së tij. Kështu, filluan aludimet se Pitt ishte më i depresionuar nga ç’mund të mendohej. Por, ylli i shumë filmave hollivudian, ka qetësuar fansat, duke thënë se, ndryshe nga ç’aludohet, ai nuk njihet për atë natyrë njeriu, i cili guxon vetëvrasjen. Duke shpjeguar se sa e bukur është jeta, dhe sa duhet shijuar, Brad cilëson fëmijët si më të rëndësishmit, e përkujdesjen e dashurinë që ju fal atyre nuk e krahason me asgjë në botë. Ai ka thënë se i ka mbajtur të vegjëlit e tij jashtë këtyre histerizmave dhe ia u ka treguar çdo gjë me qetësi e me detaje. Epo, jemi të lumtur që gjërat nuk po shkojnë dhe aq keq, dhe shpresojmë që kjo të çojë në një ribashkim të çiftit Brangelina.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF