KreuFashion

Këtë maskë të thjeshtë flokësh përdor Kendall Jenner!

I keni parasysh flokët e  saj të zinj, të shëndetshëm që shkëlqejnë gjithmonë?  Modelja e njohur e familjes Kardashian, Kendall Jenner duket se ka një sekret shumë të thjeshtë për të patur flokë të tillë. Mjafton një maskë me përbërës që fare mirë mund t’i keni në kuzhinë dhe ‘vuala’ flokët tuaj do të jenë njësoj si të Kendall (edhe pse ju mund të mos jeni modele ?). Gjithçka ju duhet është një fetë vokado, një banane, dhe dy luge vaj kokosi. Miksoni të gjithë përbërjen dhe vendoseni në flokë, duke evituar majat. Pas 30 minutash lani kokën dhe do të ndjeni ndryshim të menjëhershëm. Avokado ushqen flokët, bananja garanton flokë të mëndafshtë, ndërsa vaji i kokosit i jep shkëlqim. Pasi të thani flokët do të shihni flokë më të shkelqyeshme dhe me më shumë volum.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF