KreuCelebrity

Komenti i Berlusconit për gruan e Macron është ‘therës’!

Ka vetëm pak ditë që është zgjedhur si presidenti i r ii Francës, por më shumë se për këtë fakt Macron është bërë objekt bisede për shkak të moshës së gruas së tij, 25 vite më të vjetër. Macron 39 vjeç është martuar me ish-mësuesen e tij tashmë 64-vjeçare. Duket se lidhur me këtë fakt edhe ish-Kryemistri i Italisë, Berlusconi e ka një mendim. Opinioni i tij lidhur me zonjën Brigitte, është tejet shpotitës dhe surprizues deri diku, sepse duke patur parasysh skandalet e shumta në të cilën është përfshirë shpesh vetë Berlusconi, paragjykime të tilla nga ai duken të pabesueshme. “Macron është një djalë i mirë 39-vjeçar, me një eksperiencë të mirë dhe më e rëndësishmja me një mama shumë të bukur, që e ka mbajtur atë në krah që kur ishte ende fëmijë”, është shprehur ish-kryeministri Italian. Nuk mund të ishte më shpotitës së kaq Berlusconi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF