KreuCelebrity

Ku e ka kaluar mbrëmjen Majlinda Bregu?

Ishte e hëna bombastike, të cilën Tirana mezi po e priste. Po, po flasim për Tre Musketierët. Jo, nuk jemi lodhur (ende). Përveç nostalgjikëve rebelë, që në ’90 ishin ende të rinj apo adoleshentë, përveç 20 vjeçarëve të 2017, që ende jetojnë me frymën e viteve ’70, përveç atyre, që vetëm kot që nuk shkuan (siç ndodh rëndomti), një pjesë të mirë të publikut  e përbënin personazhe të njohur. Pamë entuziazmin e Rudina Magjistarit, e cila nuk mund të ndalej së postuari video live në My Story, ashtu sikurse na zuri syri disa foto të Olta Gixharit, që dukej se po e shijonte atmoseferën në maksimum, por shumë pak orë më parë, vetë Majlinda Bregu postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer e duke kënduar “me shpirt”, siç jemi mësuar të shprehemi ndryshe. Shoqëruar me një falenderim të madh për “Ton Dedën, Sandër Gjokën, Redon Makashin…për një mbyllje Rock të një dite Rolling…”, deputetja ka surprizuar me natyrën e saj kaq festive. Në fakt, duhet ta prisnim, nga një ish-ministre integrimi e një partie të djathtë, por gjithsesi mendojmë se më shumë kolegë të saj duhet të marin shembull nga Bregu, e të “shkollarisen” ndonjëherë, për të na dhënë atmosferë të një natyre tjetër. Po ju, bashkoheni në një mendim? Klikoni në galeri për të parë më shumë nga postimi i deputetes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF