KreuBusull

Plazhra ëndërrash, të egër dhe autentik

Me afrimin e verës dhe të ditëve të ngrohta mendja fillon dhe fluturon në vende ekzotike nga më të bukurat dhe dëshirat për të vajtur në dete se vijnë e rriten. Madje disa prej jush këtë fundjavë nuk duroi dhe vajti të shijonte çastet e para në det të këtij viti. Nëse ende nuk i keni planifikuar pushimet, por dëshironi të shkoni diku në botë, në një plazh krejt ndryshe, të virgjër dhe që mundësisht ti të jesh nga të paktit persona që e kanë vizituar më poshtë do të gjeni pesë plazhrat më ekzotikë dhe të egër të planetit.

Evropë – Cala Xarraca në Ibiza, Spanjë

Ibiza nuk është vetëm një atmosferë festash mbushur me klube nate. Ishulli spanjoll ka në juglindje një plazh 90 metra të gjatë, Cala Xarraca, që vazhdon të ruajë aspektin e tij të egër me ujëra të kristalta, e rrethuar nga shumë shkëmbinj, dhe pyje të gjelbërt me pisha.

Brazil – Fernando de Noronha

Në oqeanin Atlantik, ky arqipelag, që ka edhe statusin si park natyror, figuron në listën e trashëgimisë botërore të Unesco që prej vitit 2002. Ai karakterizohet nga plazhra paradiziakë me një mjedis të ruajtur krejt në gjendje natyrore.

Afrikë e Jugut – Cape Vidal

Në rezervën e Greater St Lucia Wetland, një park kombëtar detar prej 280 kilometra, ky është një nga plazhërat që të ofron gjithçka. Përveç se mund të shijoni rrezet e diellit dhe detin fantastik, mund edhe të zhyteni dhe të shihni pafundësinë e kafshëve detare që ndodhen në të. Për një eksepriencë krejt ndryshe.

Indi – Varkala Beach

Në jug të vendit, në brigjet e Kerala, ky plazh i detit të Arabisë rrethohet nga pemë arre kokosi dhe shkëmbinj në ngjjyrë të kuqe, që e bën këtë një peisazh krejt unik.

Australi – Lord Howe Island

Ky ishull me origjinë vullkanike i detit të Tasman në lindje të Australisë, është pak larg por plazhrat e tij janë sinonim i parajsës. Që prej vitit 1992, to figurojnë në listën e trashëgimisë botërore të Unescco.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF