KreuCelebrity

Cila nga blogeret ka më shumë stil në plazh?

Ato janë katër nga vajzat më të dëgjuara të momentit, përsa i përket blogereve. Thuajse çdo ditë me të paktën një postim të ri, Estela, Nina, Irena dhe Angelina kanë vërtetuar se dinë të tërheqin vëmendjen, me veshjet e fotot, që mbushin Instagramin, e jo vetëm. Secila me stil të ndryshëm nga tjetra, vajzat nuk janë rivale, por përkundrazi, shpesh shihen në evente, më mikesha se kurrë, duke i shtuar dozën e ëmbëlsisë asaj çka përfaqësojnë. Duke qenë se jemi në prag vere, më të ekspozuarit në plazh janë VIP-at, e nuk do mend që sytë të gjithë i kthejnë nga ata. Për këtë arsye, ne sot kemi përzgjedhur disa nga fotot më të bukura të katër vajzave të lartpërmendura, në sezonin e plazhit. Natyrisht, fotot i gjeni në galeri. Detyra juaj e vetme është të na tregoni: cila nga bukuroshet ka më shumë stil gjatë ditëve të nxehta?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF