KreuArt

Kur Claudia Cardinale e sjell Kanën bardh e zi!

Është padyshim një nga aktoret ikonike të kinemasë italiane, me një bukuri dhe feminitet të pamohueshëm, pjesëmarrëse në dhjetra filma të famshëm, të cilët janë dhe do të mbeten objekt studimi. Karriera e suksesshme, sidomos në kinemanë europiane, ka ndikuar në jetëgjatësinë e emrit të saj, të listuar ndër ato të aktoreve më të mira të kinematografisë. Claudia Cardinale u përzgjodh këtë vit, si figura përfaqësuese e Festivalit të Kanës në 2017. Ky i fundit është festival i kategorisë A, çka nënkupton se është ndër më të rëndësishmit në botë, për kinematografinë. Në galeri, do të gjeni disa nga fotot e Cardinales në Kanë, kur ajo ishte ende në fillimet e të 20-tave. Ndërkohë, mund ta kaloni pasditen, nën shoqërinë e “Once Upon A Time In West” apo “Eight and a half”, ku aktorja ka dhënë performanca të shkëlqyera. Mos harroni, jemi në ethet e Kanës…

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF