KreuCelebrity

Marina feston ditëlindjen! Ja si e uron Getoari

Moderatorja simpatike e Top Channel sot feston ditëlidjen. Në morinë e urimeve nga fanca të shumtë e miq të Marina Vjollcës, nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj i ardhshëm. Me pak fjalë, por tejet domethënëse, Getoari ka uruar të dashurën e tij përmes një postimi në Instagram. “Urime ditëlindjen nusja jeme, kena me u plak bashkë”, ka shkruar reperi sapo minutat e para kanë prekur datën 17 Maj. Ndërkohë nuk ka vonuar dhe menjëherë Marina i ka kthyer përgjigjen Getit vetëm pak çaste më vonë duke e quajtur ‘dashnia jeme, që ma mbush zemrën me gëzim’. Mesa duket Marina ka filluar të ndryshojë edhe dialektin. Epo shumë shpejt do të jetë një nuse Kosove, bukuroshja e ekranit. Marina dhe Getoari do të bëjnë ceremoninë e martesës këtë verë, për të celebruar kështu historinë e tyre disa vjeçare të dashurisë.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF