KreuFashion

I janë mërzitur xhinset të dashurit? Mund t’i vishni ju!

Kur flasim për xhinset, në radhë të parë në mendje na vjen rehatia, pastaj evuolimi i tyre ndër vite. Jemi mësuar së fundmi të shohim nëpër dyqane, por edhe të veshura nga VIP-at, stilin skinny-jeans, ose ndryshe, xhinset e ngjitura pas trupit. Dhe pothuajse të gjithë e kemi ndjekur këtë trend, duke flakur tutje çdo lloj tjetër pantallonash. Por, a nuk keni nevojë ndonjëherë të ndiheni po aq komfort sa djemtë, të cilët nuk janë domosdoshmërisht të dhënë pas të ngushtave? Epo, ka një zgjidhje. Xhinset e gjera janë krejtësisht “in” dhe koherente me kohën, mjafton që të dini si t’i vishni e stiloni ato. Personazhet më në emër të shoubizit, na kanë inspiruar për një dukje sa më trendi, duke e sjell këtë lloj xhinsi mjaft të përdorshëm në përditshmëri. Klikoni në galeri dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF