Lajme të reja nga…Xhensila!

Komentuar jo vetëm si këngëtare, por edhe për bukurinë e saj, Xhensila Myrtezaj është një nga zërat më të rinj të skenës shqiptare. Me vëmendjen më të madhe drejtuar tek jeta e saj në çift, këngëtarja di si të klasifikohet në listën e emrave të personazheve të rendësishëm të shoubizit shqiptar. Kështu, kur flasim për rrjetet sociale, si Xhensila, ashtu dhe Besi i kanë sytë e publikut të kthyer nga profilet e tyre, për të rejat më të fundit. Rreth një orë më parë, artistja ka postuar një foto, e cila është shkëputur nga prapaskenat e klipit të ardhshëm. Poshtë, ajo shkruan: “Po vjen, së shpejti”. Mesa duket, Xhensila ka zgjedhur të publikojë ndonjë hit, duke qenë se sezoni i verës është në prag fillimi zyrtar. Dhe ne mezi presim të shohim më shumë, ndërkohë që e themi me siguri se këngëtarja duket më bukur se kurrë. A nuk mendoni kështu? Klikoni në galeri për të parë fotot.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *