KreuCelebrity

E dini cili është pseudonimi i Ledionit?

Një nga spektaklet më të shikuar të momentit, “Voice of Albania” është në prag finaleje. Përveç konkurentëve e trajnerëve përkatës, të cilët mbartin peshën më të madhe mbi supe, një tjetër personazh i cili përfshihet në emocionet e natës të madhe, është moderatori i këtij formati. Ledioni është më aktiv se kurrë në Instagram, ku nuk rresht së postuari mbi atë çka pritet të ndodhë sonte. Por, ja që kur ke miq të mirë përkrahë, të tilla vështirësi kalohen më lehtë, me mbështetjen e duhur. I tillë ka qenë suporti i një prej mikeshave më të mira të Ledionit, koleges Arbana Osmanit, e cila ka publikuar një foto, teksa shihet e përqafuar me prezantuesin. “Paç fat liu”, shkruan ajo, teksa na prezanton “padashur” një pseudonim të Liços, që mesa duket thirret kështu në rrethin shoqëror. Epo, dhe ne i urojmë fat Ledionit sonte, teksa jemi nën ethet e fitores të VOA 2017. Klikoni në galeri për më tepër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF