KreuFashion

Fiksimi i fundit në industrinë e modës kushton më pak se 5 dollarë!

Ndonjëherë edhe stilistët më të mëdhenj tregohen bujarë dhe heqin dorë për një moment nga stilimet luksoze dhe të shtrenjta, të cilat për shumicën e njerëzve janë thjesht për t’u admiruar nga larg, duke mos patur mundësi për t’i përvetësuar. Ashtu si në rastin e kësaj çante rrjetë, që duket se është kthyer në trendin më të ri në industrinë e modës. Fashionistët dhe bloggeret më të njohur botëror, e kanë kthyer këtë çantë, që ngjan me rrjetën e peshkimit, në fiksimin e momentit! Çanta është dizajnuar nga stilistë francezë dhe lajmi i mirë është se nëse doni ta keni edhe ju një të tillë, mund ta gjeni edhe me një çmim prej pesë dollarësh. Çfarë prisni, porositeni shpejt çantën e momentit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF